Pushimi i kampionatit per shkak te ndeshjeve te ekipeve kombetare, po shfrytezohet nga te gjitha ekipet per te zhvilluar ndeshje miqesore kete fundjave.

Keshtu ka vepruar edhe Vllaznia e cila mesohet se ka vendosur te zhvilloje nje perballje me ekipin U19 te Akademise se saj, ndeshje kjo qe do te luhet diten e shtune.

Ky eshte njoftimi i bere nga klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare ne te cilen shkruhet:

“Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare do të shfrytëzohet nga ekipi i Vllaznisë për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Përballë saj do të jetë ekipi U19 i Akademisë dhe ndeshja do të luhet në orën 15.00 në kompleksin sportiv “Hasaj”.

Padyshim që ky do të jetë një test për të dy ekipet për të parë gjendjen e tyre gjatë kësaj periudhe që kampionatet janë ndërprerë. Trajnerët Jonuz e Zmijani do ta shfrytëzojnë miqësoren për të aktivizuar të gjithë lojtarët që kanë në dispozicion dhe për t’u dhënë mundësinë atyre të shprehin vlerat më të mira në fushën e lojës”.