Java e pushimit te kategorise Superiore per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare, po shfrytezohet nga ekipet per te korigjuar diçka ne pergatitjen fizike te futbollisteve te tyre dhe po ashtu edhe per te zhvilluar ndonje ndeshje miqesore.
Edhe Vllaznia po vepron ashtu si duhet ne kete drejtim teksa ka planifikuar nje miqesore diten e shtune. Perballe tij do te jete ekipi i Veleçikut te Kolikut. Keshtu behet e ditur nga vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare ku shkruhet:
“Ekipi i Vllaznisë po e shfrytëzon në mënyrën e duhur ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar. Gjatë këtyre ditëve stafi teknik ka aplikuar një program të ngjeshur stërvitor, shoqëruar me nga dy seanca në ditë. Por nga ana tjetër, trajneri Jonuz ka menduar që në fund të javës të ketë edhe një ndeshje miqësore për ekipin.
Për këtë arsye, është rënë dakord që të luhet ndaj Veleçikut pasditen e së shtunës. Ndeshja do të luhet në orën 17.00 në fushën e kompleksit sportiv “Zmijani”.
Natyrisht që kjo miqësore do t’i shërbejë si duhet stafit teknik për të parë edhe më mirë ekipin në prag të sfidës së rradhës, asaj që do të zhvillojë me Teutën në transfertë”.