Kampionati i “Abissnet Superiore” do te nderpritet kete jave per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare dhe pikerisht per kete arsye disa prej ekipeve te tij po mendojne te organizojne ndeshje miqesore per ta mbushur pikerisht kete hapesire boshe pa ndeshje.

Keshtu po vepron edhe Vllaznia e cila ka vendosur qe te shtunen te luaje nje ndeshje miqesore. Kuqeblute do te luajne jashte Shkodres per shkak te punimeve qe jane bere ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” dhe per kete arsye kane zgjedhur si kundershtar ekipin e Ilirise se Fushe- Krujes.

Ndeshja do te luhet ne stadiumin “Redi Maloku” te ketij qyteti dhe do te startoje ne oren 15:00. Gazeta meson se ne kete miqesore stafi i Vllaznise ka nder mend te aktivizoje kryesisht futbollistet e stolit, ato qe nuk kane marre shume minuta gjate kesaj periudhe.

Ne fakt, nje pjese e mire e tyre ka luajtur edhe sot me ekipin U21 ne ndeshjen e kampionatit ndaj Erzenit te cilen e kane fituar me rezultatin 3-2, me golat e Tafilit, Zaganjorit dhe Delajt.

Ndersa te shtunen ato do te jene ne fushe ndaj Ilirise, skuadres qe kryeson me merite renditjen e kampionatit te kategorise se dyte. Nje miqesore qe me siguri do t’i vleje jo pak ketyre futbollisteve por edhe stafit te Vllaznise./www.shkodrasport.com/