Nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare, ka bere qe shume prej ekipeve te Superiores te mendojne per zhvillimin e ndeshjeve miqesore kete fundjave dhe keshtu ka vepruar edhe Vllaznia.
Ka qene vete klubi shkodran qe pak minuta me pare ka njoftuar per zhvillimin e nje ndeshjeje te tille diten e shtune ne oren 14:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe perballe saj do te jete skuadra e Superliges malazeze Arsenal Tivat.
Kjo e fundit renditet aktualisht ne vendin e peste te ketij kampionati dhe pjese e saj eshte edhe ish- portieri i Vllaznise Bojan Zogoviç qe ne kete menyre rikthehet serish ne Shkoder, por kete here si kundershtar ne kete miqesore.
Gazeta meson se stafi teknik i Vllaznise ka nder mend qe te aktivizoje te gjithe lojtaret per t’u dhene atyre minutat e duhura. Kujtojme qe javen e ardhshme kuqeblute do te luajne per kampionat ndaj Teutes po ne “Loro Boriçi”./www.shkodrasport.com/