Këtë fundjavë, në Abissnet Superiore do të nisë faza e dytë. Kështu, këtë javë, Vllaznia do të luajë sërish në Shkodër, sepse kalendari e ka vendosur përballë ekipit të Erzenit.

Zyrtarisht, sektori i garave pranë FSHF ka vendosur që kjo ndeshje të luhet të shtunën, duke filluar nga ora 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kujtojmë këtu se, Vllaznia e mbylli fazën e parë me 14-pikë dhe kuptohet që tashmë do të tentojë të bëjë më shumë në të dytën.

Synimet e ekipit shkodran janë për të qenë në mes ekipeve pretendente dhe për ta arritur një gjë të tillë, duhen grumbulluar sa më shumë pikë. Prandaj, edhe ndaj Erzenit duhet kërkuar dhe marrë një tjetër fitore për vazhdimësinë.

Megjithate nuk do te jete nje sfide e lehte. Shijakasit ndodhen per momentin ne vendin e dyte ne renditje dhe kane treguar vlera me paraqitjet e tyre ne fushen e lojes dhe kuptohet qe do te synojne te njejten gje edhe te shtunen ne “Loro Boriçi”.
Maringlen ZHIVANI