Vllaznia ka mbyllur mbreme merkaton teksa nuk ka patur ndonje surprize te fundit, por duhet thene se tentativat jane bere per te sjelle ne Shkoder nje tjeter lojtar cilesor.
Kete madje e deklaroi edhe sponsori Xhaferi ne nje studio televizive, por pa ia dhene emrin. Nga sa mesohet, behej fjale per futbollistin e Kukesit Enis Gavazaj.
Ai u largua nga nenkampionet e vendit dhe u vu ne kerkim te nje ekipi tjeter, prandaj dhe drejtuesit e Vllaznise tentuan ta bejne pjese te tyre dhe ndonese pati negociata, ato nuk u mbyllen me sukses.
Kjo ngaqe Gavazaj ka shprehur deshiren per te luajtur diku jashte Shqiperise dhe per kete arsye, duket se eshte shume prane firmes me ekipin e Prishtines.
Vllaznia nga ana tjeter duhet te fokusohet tashme te kontigjenti aktual sepse nuk pritet asnje levizje tjeter ngaqe merkatoja eshte mbyllur mbremjen e djeshme./SHKODRA-SPORT.COM/