Merkato në Shqipëri është mbyllur zyrtarisht në datën 2 tetor, teksa klubet mund të regjistrojnë ende lojtarët që nuk janë nën kontratë me klube të tjera.

Kështu, Vllaznia tentoi në orët e fundit sulmuesin e krahut Enis Gavazaj.

Lojtari 25 vjeçar u largua përpara pak ditësh nga Kukësi. Duket se shkodranët nuk e kanë bindur dot lojtarin kosovar, me Gavazaj që ka zgjedhur të shqyrtojë ofertën e Prishtinën edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Kujtojmë se futbollisti ka luajtur me Gent dhe Roselare në Belgjikë, e Dinamo Minsk në Bjellorusi. Lojtari ka qenë pjesë e Skënderbeut në Superligë./newsport/