Pas pak ditesh hapet zyrtarisht merkatoja e janarit dhe Vllaznia pritet te jete aktive per gjetjen e ndonje lojtari cilesor qe i mungon aktualisht ne organiken e tij. Perpos nje perforcimi ne mbrojtje, trajneri Brdariç e ka shprehur hapur synimin per te marre edhe nje tjeter sulmues qe te jete alternative e Balajt.
Dhe duket se piketat jane hedhur.Për sulmin shkodranët dëshirojnë dhe po tentojnë ish-futbollistin e Partizanit. Alfred Mensah po flitet për një kalim te Vllaznia.
Klubi shkodran e shikon të duhurin për repartin e avancuar, për t’i ardhur në ndihmë edhe Bekim Balajt. Sulmuesi ganez është pjesë e Baallkanit në Kosovë, teksa në këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në 6 takime, ku ka dhuruar vetëm 1 asist.
Minutat e pakta në dispozicion të tij bëjnë që sulmuesi të shikojë rikthimin në Superiore si një mundësi reale dhe te Vllaznia mund të luajë më shumë në pjesën e dytë të sezonit. Mensah e njeh shumë mirë Superioren, pasi përveç Partizanit në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Skënderbeut.