Te Vllaznia, ky sezon i ri ka nxjerrë në pah oshilacionet e shkodranëve. Ekipi i Josës e nisi me humbje ndaj erzeni që u pasua me fitoren ndaj dy rivalëve si Kukësi e Tirana.
Pas fitores në derbin e kryeqytetit, atmosfera ishte mjaft pozitive në kamin shkodran. Por, në ndeshjen e rradhës ndaj Egnatias, teksa pritej fitorja e rradhës, pësuan një humbje të “papritur” me rezultat 3-0.
Paqartësia dhe mospërqëndrimi i ekipit ka bërë trajnerin Mirel Josa të shqetësohet dhe t’ju “tërheqë veshin” lojtarëve në stërvitje. Kjo sepse tashme ndeshjet sa vijne e veshtiresohen dhe per pasoje duhet me teper perqendrim dhe saktesi.
Në 5 ndeshje Vllaznia ka shënuar 5 gola dhe 3 fitoret e marra i ka realizuar me rezultat të ngushtë. 6 herë janë ndëshkuar shkodranët duke e bërë golavarazhin e përgjithshëm në -1./newsport/