Nga Endri ÇINARI

Java e 14-të e Superiores do e gjejë Vllazninë pritëse në duelin me Teutën. Takimi do zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Një duel që i gjen të dy skudrat në formë optimale. Ku si Vllaznia dhe Teuta nuk njohin humbje prej 3 ndeshjesh rradhazi, pavarësisht se shkodranët duken disi më të favorizuar në letër ndaj bregdetarëve.

Vllaznia-Teuta si zakonisht ndeshjet e Superligës shqiptare është një përballje “ish-ësh”. Në të dy kampet ka nga 3 ish-ë si në stol e po ashtu në fushë. Duke nisur me Vllazninë ku futbollistë si Gruda dhe Qato kanë dhënë kontributin e tyre me Teutën në të shkuarën. E po ashtu tek shkodranët është edhe drejtori sportiv, Tefik Osmani që gjatë karrierës së tij si futbollist ka mbajtur veshur fanellën e “djemëve të detit”.

Edhe tek Teuta ka 3 shkodranë bio, që janë formuar dhe rritur tek Vllaznia. Në stol për durrsakët qëndron Edi Martini, një nga kampionët e fundit me fanellën kuqeblu. E po ashtu në fushë për bregdetarët do jenë edhe Antonio Marku e Arsid Kruja. Dy futbollistë të dalë nga akademi Vllaznia e po ashtu ish-pjesë e skuadrës së parë në sezonet e shkuara.

Pra, një përballje mes miqsh të së shkuarës dhe së tashmes. Që për 90 minuta do e “harrojnë” miqësinë për tu përqendruar tek lufta sportive në fushën e “Loro Boriçit”. Në një duel që pritet të jetë nga më interesantët e javës së 14-të në Superiore./www.shkodrasport.com/