Sot, në orën 16:30 luhet sfida mes Vllaznisë dhe Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një duel interesant, i dy ekipeve që kanë disa javë që nuk fitojnë, por edhe kanë mungesa titullarësh të rëndësishëm.

Vllaznia ka një muaj pa fitore, që pas triumfit 1-3 në Vlorë ndaj Flamurtarit, ndërsa më pas ka regjistruar dy humbje e një barazim me Tiranën në kryeqytet, ndaj sot do të kërkojë triumfin ndaj ekipit të Bledi Shkëmbit.

Trajneri Mirsad Jonuz nuk ka vetëm brazilianin Hygor, ndërsa Teuta e Blendi Shkëmbit ka harruar “shijen” e fitores, pasi suksesi i fundit i daton më 18 Tetor, pikërisht ndaj Flamurtarit.

Me tre barazime dhe një humbje, skuadra durrsake duket me problem shënimi në këtë pjesë të parë të këtij sezoni.  Durrsakët janë një skuadër që vendosen mirë në fushë dhe marrin pak gola, por edhe krijojnë raste të shumta shënimi, ndërsa mungesa e sigurt e sulmuesit “pykë” Khalid në sfidën e sotme mund të pështjellojë mungesën e golave.  

Të dy skuadrat me vetëm dy pikë diferencë do të synojnë fitoren, e cila i ngjit disa shkallë duke parë diferencat e vogla deri më tani në Superiore. Humbja do të ishte fatale…!  /Vipsport/