Pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja.
Përballë Vllaznisë vendase, në orën 17.00 do të jetë ekipi Teuta i Durrësit.
Normalisht një sfidë e tillë pritet me interes në Shkodër sepse ekipi i drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj e Ferdinand Bardeli është vërtetë model dhe i përbërë nga vajza të talentuar, konsiderohet pretendentë për fitimin e titullit kampion.
Ecuria e Vllaznisë ka qenë e shkëlqyer deri më tani me 13 fitore në po kaq ndeshje të luajtura megjithatë e gjithë kjo ecuri nuk vlen nëse nuk do të vijojë edhe në këto pak ndeshje që kanë mbetur deri në fund.
Vajzat kuqeblu janë fituese në fuqi të titullit kampion dhe synojnë ta mbrojnë atë.
Dhe mbrojtja nis nga sot në orën 17.00 në “Qazim Dervishi” kur i duhet të fitojë ndaj Teutës dhe të hedhë hapin e parë drejt finales.
© shkodrasport.com