Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ndeshjen e trete miqesore ne prag te sezonit te ri futbollistik. Kete here ajo do te ndeshet me nje ekip te Superliges, pikerisht me Teuten e Durresit.
Ndeshja do te nise ne oren 17.00 ne stadiumin e qytetit te Korçes dhe do t’u sherbeje trajnereve Jonuz e Shkembi per te pare gjendjen e ekipeve te tyre vetem dy jave nga starti i kampionatit.
Vllaznia i ka fituar dy ndeshjet e para me te njejtin rezultat 1-0, pikerisht ndaj Beselidhjes me golin e shenuar me 11-metersh nga kapiteni Lika si dhe me KF Ohrid me golin e shenuar nga Kruja.
Kuptohet qe niveli i ketyre dy ekipeve ka qene me poshte se ai i kuqebluve dhe per kete arsye, perballja e sotme me Teuten do te jete nje test shume serioz per Vllaznine.
Skuadra shkodrane ka pesuar shume ndryshime ne krahasim me nje sezon me pare dhe padyshim qe te tilla miqesore i sherbejne stafit teknik per te konsoliduar me mire formacionin dhe menyren e lojes.
Ndaj Teutes pasditen e sotme padyshim qe do te tentohet nje paraqitje sa me e mire megjithate edhe kundershtari eshte shume i forte dhe padiskutim qe do te jete nje beteje interesante per t’u ndjekur.
www.shkodrasport.com