Ne me pak se tre muaj, Vllaznia mund te fitoje te dytin trofe. Gje qe asaj nuk i kishte ndodhur prej shume vitesh dhe kjo ka bere qe ne kampin kuqeblu te kete edhe me shume optimizem se mund t’ia dalin me sukses.

Skuadra duket shume e motivuar per kete gje dhe po ashtu edhe drejtuesit e klubit, megjithate keta te fundit duan edhe mbeshtetjen e tifozeve.

Per kete arsye, pak minuta me pare, ne faqen zyrtare te klubit kane bere nje thirrje per tifozet, per te qene prane skuadres edhe neser ne “Elbasan Arena” ne menyre qe pastaj te gjithe sebashku te kthehen me kupe ne Shkoder. Ja thirrja e klubit per tifozet e Vllaznise:

THIRRJE

Pasditja e së shtunës do na gjejë sërish në një finale. Luajmë përballë Teutës, për të diskutuar fatet e Superkupës së këtij viti. Padyshim që futbollistët dhe stafi teknik i Vllaznisë janë të motivuar në maksimum për të sjellë edhe këtë trofe në Shkodër, që do të jetë i treti në historinë e klubit tonë.

Por nga ana tjetër, ata kanë nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve të zjarrtë kuqeblu. Ashtu si dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, edhe nesër, ne shpresojmë që lojtari ynë i 12-të të jetë aty në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” për të na mbështetur.

Vllaznia ka nevojë për tifozët e saj.

Eja edhe ti!

Dhe në mbrëmje të kthehemi të gjithë sëbashku me Kupë në Shkodër!

Forca Vllaznia!