Vllaznia do të sfidojë Partizanin në ‘Air Albania’ nesër në orën 20:00 për javën e 30-të të Superiores. Shkodranët kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e dytë e për të vijuar presionin ndaj Egnatias kryesuese.
Do të jetë e vështirë përballë skaudrës që nuk e kanë mposhtur kurrë këtë sezon duke regjistruar 2 barazime dhe një humbje të dhimbshme 4-1.
Kuqeblutë kërkojnë ndihmën e tifozërisë dhe me një postim në rrjete sociale u bën thirrje për të mos munguar teksa kanë edhe sektorin S të rezervuar për ta. Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit shkodran:
Ë Ë !
Vllaznia luan nesër në ora 20:00 në “Air Albania” ndaj Partizanit sfidën e rradhës për kampionat. Skuadra ka nevojë për mbështetjen e tifozërisë kuqeblu.
Duke shpresuar se ata do të jenë të pranishëm ashtu siç kanë bërë gjithmonë në ndeshje të tilla të rëndësishme, ju kujtojmë se për grupimin “Vllaznit Ultras” është rezervuar tribuna S, ndërsa për pjesën tjetër të tifozëve është në dispozicion tribuna ë në pjesën qendrore të stadiumit.
Forca Vllaznia!