Vllaznia, “thyen qafën” në maloren e Krujës
Kastrioti- Vllaznia 2-E kishim thënë se Vllaznia do të kërkonte të merrte kalanë e Krujës në ndeshjen e sotme por në fakt ajo çfarë paraqiti në fushën e lojës ka lënë shumë për të dëshiruar. Kuqeblutë kanë humbur sot në drekë 1-2 ndaj Kastriotit në një takim ku nuk kanë shfaqur asgjë nga vlerat e tyre. Goli i Vajushit në minutën e 68-të nuk i ka mjaftuar shkodranëve të marrin qoftë edhe një pikë në këtë ndeshje. Kjo ngaqë ai është zhvlerësuar nga dy golat e shënuar nga krutanët që në pjesën e parë me autor Sefën dhe Inkangon. Vllaznia nuk ka mundur të shfrytëzojë dot as avantazhin numerik pasi Turdiu është ndëshkuar me karton të kuq që në minutën e 42-të të ndeshjes. Para se të shënonin krutanët, Sukaj e Vajushi kanë humbur dy raste të pastra shënimi dhe atë që nuk e bënë atë, e bënë vendasit. Me këtë humbje të rradhës në transfertë, futbollistët e Josës treguan se pasi kalojnë Urën e Bahçallëkut, ata e kanë të vështirë të marrin pikë këtë sezon.