Federata Shqiptare e Futbollit më në fund ka vendosur për datën dhe vendin se ku do të luhet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra të këtij sezoni.
Vllaznia dhe Tirana AS do të ndeshen me njëra- tjetrën të premten në orën 14.00 në stadiumin “Elbasan Arena” për të diskutuar fitoren e këtij trofeu.
Natyrisht që ekipi shkodran i cili është edhe fitues në fuqi i këtij trofeu, konsiderohet favorit sërish megjithatë ekipi kryeqytetas do të tentojë “ta rrëmbejë” atë.
Nga sa mësohet, presidenti i Vllaznisë Lazer Matija do të vërë në dispozicion të tifozëve edhe një autobus për udhëtimin drejt Elbasanit në mënyrë që ata t’i mbështesin vajzat e këtij ekipi drejt suksesit të rradhës.
© shkodrasport.com