Një eliminim nga një kompeticion kur e mendon veten pretendent, sigurisht që lë pasojat e veta. Në shumë raste, pas të tilla gjërave, skuadrat kalojnë probleme që mund të ndikojnë në ecurinë e tyre në të ardhmen. E njëjta situatë po ndodh aktualisht tek Vllaznia. Kuqeblutë nuk kanë më objektiva këtë sezon. Objektivi I vetëm është zënia e një vendi sa më komod në renditjen e kampionatit. Që të ndodhë kështu, skuadra duhet të tregojë karakter. Atë karakter që trajneri Vata ka kërkuar gjithnjë prej saj. Numri 1 I pankinës shkodrane ka përdorur shpesh deri tani fjalë “burra”. Por në të vërtetë a duhen “burra” në një skuadër futbolli apo lojtarë të talentuar?  Këta të fundit dallohet qartë se nuk janë aktualisht tek Vllaznia. Edhe “burra” nuk po shohim në këto ndeshje të luajtura. Atëherë çfarë duhet? Mbase një mirëkuptim me të gjitha palët për të bërë më të mirën në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Efekt ndoshta bën edhe ndonjë gjobë a ndëshkim financiar pork y I fundit mund ta ulë edhe më shumë moralin e ekipit. Drejtuesit e klubit në fakt I kanë përmendur dje gjobat por a është dakord me to trajneri Vata, njeriu që e drejton këtë skuadër? Ai nuk është shprehur, ose më mirë të themi, nuk e ka pyetur ende kush për këtë gjë. Ai vetëm ka thënë se pas një dite pushimi pas ndeshjes me Flamurtarin, do nisë përgatitjet me skuadrën për ndeshjen me Tiranën. është shprehur se do kërkojë të kthejë humorin tek kuqeblutë për sfidën e rradhës me Tiranën. Ky takim ka rëndësinë e vet sepse në rast humbje, pasojat tek skuadra mund të shtohen. I bie që me atë humbje, të shkojë në katër numri I ndeshjeve rradhazi që kanë njohur vetëm dështim. Që nga ballafaqimi I kupës me Laçin në Krujë, dy ndeshjet në Shkodër me Kastriotin dhe Flamurtarin dhe kjo me bardheblutë. Seria mund të shtohej sërish më pas sepse në “Loro Boriçi” do vijë mysafit sërish Flamurtari, këtë herë për kampionat dhe pastaj dy sfida në transfertë me Pogradecin dhe Bylisin. E keqja mund të shkojë edhe më tej për Vllazninë. Drejtuesit e klubit pikërisht këtë frikë kanë sepse kur kësaj skuadre I ikën dëshira, është e vështirë t’ia kthesh atë. Prandaj dhe ndeshja e së hënës me Tiranën konsiderohet shumë e rëndësishme. Skuadra është e plotë përpara saj dhe kjo është positive por kjo nuk mjafton sepse e plotë ishte edhe ndaj vlonjatëve të mërkurën por ajo nuk paraqiti asnjë vlerë në fushën e lojës. Cila do jetë çelësi I kthesës pra për kuqeblutë? Rudi Vata duhet ta dijë më mirë se kushdo këtë gjë. Ashtu si ka tentuar ta bëjë deri tani, duhet të gjejë edhe zgjidhjen për ta çuar punën e tij deri në fund. Për këtë aryse, medoemos duhet të tentojë të marrë pikë në Tiranë. Ose minimumi të bëjë një paraqitje ndryshe nga tani sepse nëse vazhdohet në këtë mënyrë, kjo Vllazni rrezikon seriozisht. Nuk e themi këtë për të treguar se në Shkodër ka pesimizëm rreth skuadrës së tyre por sepse ky është realiteti. Ndeshja e së hënës është “barometri” I së ardhmes së skuadrës deri në fund të këtij sezoni dhe prandaj futbollistët duhet ta kenë mëse të qartë këtë gjë.

Gjergj KOLA