Java e trete e Kategorise Superiore ka dhuruar nje nga sfidat me interesante te futbollit shqiptar, klasiken Vllaznia- Tirana.
Tifozet e te dy skuadrave por sidomos ata shkodranet e presin me shume interes kete sfide, ndoshta ngaqe per here te pare pas shume kohesh, skudra e tyre eshte me mire ne renditje se kundershtaret tradicionale.
Ndoshta ka edhe me shume shanse per te fituar, megjithate kjo duhet t’i lihet fushes se lojes, pikerisht asaj te stadiumit “Loro Boriçi” ku ajo do te luhet.
Por nga ana tjeter ka edhe nje interesim per te mesuar daten dhe oren kur do te luhet kjo ndeshje. Te pakten nga sa mesohet nga klubi shkodran, FSHF ka planifikuar per ta luajtur ne oren 13.45 ndeshjen Vllaznia- Tirana.
Behet fjale per te shtunen e ardhshme dhe siç shikohet, nuk do te luhet nen driten e projektoreve. Ndonese pa tifoze, eshte nje sfide qe pritet me shume interes dhe me shume te ngjare, ata te Vllaznise do jene jashte stadiumit per te mbeshtetur skuadren e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/