Tek Vllaznia braziliani Victor da Silva nuk eshte shqetesimi i vetem per stafin teknik ne pragndeshjen e rradhes me Teuten.
Nje tjeter lojtar ka shfaqur probleme dhe si rrjedhoje sot nuk eshte stervitur me grupin, por i eshte drejtuar infermierise sepse ka ndjere shqetesime.
Behet fjale per mesfushorin Herald Marku i cili ne ndeshjen ndaj Tiranes mesohet se ka marre nje goditje ne kavilje dhe si rrjedhoje ne keto dy ditet e fundit ka ndjere shqetesime.
Demtimi nuk duket shume serioz, megjithate situata e tij do te shihet deri te henen dhe nese ai permiresohet, do te jete ne fushe ndaj durrsakeve. Ne te kundert, do te jete i detyruar te vazhdoje terapine.
Per Vllaznine sfida ndaj Teutes eshte shume e rendesishme sepse tashme nuk i lejohet me ndonje hap i gabuar pas atij ndaj bardhebluve sepse do t’i largohet me shume nga kreu dhe do te behej shume e veshtire rikapja e tij sepse tashme nuk ka me kohe ne dispozicion per te rikuperuar.