Pas ndeshjes se Kupes me Partizanin diten e neserme, Vllaznia do te rikthehet te henen e ardhshme per te luajtur ne Abissnet Superiore ndaj Teutes.

Ne kete ndeshje, kuqeblute kerkojne rikthimin te fitorja pas dy takimeve, ku ka marre vetem nje pike. Nderkohe, Teuta pas fitoreve me Kukesin dhe Tiranen, pret te zgjeroje perseri ecurine e rezultateve pozitive.

Pikerisht, kjo sfide ndermjet Teutes dhe Vllaznise do te transmetohet live ne RTSH Sport. Kjo ndeshje eshte zgjedhur nga televizioni publik per ta transmetuar live edhe per rendesine qe ka, duke marre ne konsiderate se behet fjale per nje takim teper te rendesishem dhe percaktues ne ecurine e te dy ekipeve dhe sidomos te Vllaznise.

Sfida Teuta-Vllaznia do te luhet te henen e ardhshme ne “Niko Dovana” ne oren 16:00 per javen e 24-te te Abissnet Superiore dhe kjo ndeshje do te transmetohet live nga RTSH Sport per dashamiresit shkodrane dhe durrsake, te cilet do te kene mundesine ta ndjekin kete takim falas nga rehatia e shtepise se tyre.
Maringlen ZHIVANI