Tjetër fitore e Vllaznisë. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Laçit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Loja nuk ka filluar mirë për kuqebluve megjithatë në të parin rast që krijojnë, arrijnë të shënojnë me anë të Hajdarit në minutën e 18-të të ndeshjes. Reagon Laçi që mund të kishte barazuar me anë të Nimanit por pret Vujadinoviç. Më pas dy raste për Bushiç dhe Krujën megjithatë pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit. Në të dytën është sërish Laç dhe Krujën megjithatë pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit. Në të dytën është sërish Laçi që e nis më mirë por është Vllaznia që shënon në minutën e 58-të me anë të Bushiç me kokë.
Gjërat shkojnë mirë për kuqeblutë të cilët në minutën e 85-të shënojnë edhe golin e tretë sërish me anë të këtij sulmuesi dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja përfundon 3-0 për Vllazninë. Trajneri I saj Agim Canaj në konferencën e shtypit të pasndeshjes ka vlerësuar futbollistët e tij për lojën e zhvilluar dhe mbi të gjitha për fitoren e arritur. Nga ana tjetër trajneri I Laçit Stavri Nica nuk ka pranuar të flasë por është mjaftuar me deklaratën e tij për dhënien e dorëheqjes nga drejtimi I kësaj skuadre. Në fund të ndeshjes, sërish kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka ka zbritur në dhomat e zhveshjes duke falenderuar futbollistët dhe stafin drejtues për lojën e zhvilluar dhe fitoren e arritur.E rëndësishme është që Vllaznia ka marrë një tjetër fitore dhe është ngjitur në kuotën e 10 pikëve me trepikëshin e sotëm duke qenë për të paktën 24 orë në krye të tabelës së renditjes.
www.shkodrasport.com