
Sezoni 2008-09. Ajo skuadër në pamje të parë ka qenë shumë më e mirë se kjo aktualja. Në përbërje të saj ishin futbollistë si Grima, Beqiri, Smajli, Lici, Belisha, Nallbani, Boadu, Shtubina, Osja, Dhëmbi, Kaçi, Sinani, Sukaj etj. Një formacion fitues dhe të gjithë u çuditën sesi ai titull kampion I iku nga duart Vllaznisë kur ajo e udhëhoqi kampionatin për shumë e shumë javë me rradhë. Trajner I kësaj skuadre ishte në fillim Agim Canaj që nuk mundi t’I rezistonte dot presionit të kampionatit dhe u tërhoq disa javë para fundit të kampionatit, për t’I lënë vendin malazezit Dervish Haxhiosmanoviç.
Sezoni 2012-13. Nga sezoni I para katër vjetëve, janë akoma pjesë e Vllaznisë vetëm Beqiri, Smajli, Belisha, Nallbani e Shtubina. Janë edhe Grima e Sinani por tashmë jo më në fushë por në poste drejtuese. Në vend të lojtarëve të tjerë, kanë ardhur futbollistë që në pamje të parë nuk janë me aq shumë emër sa të mëparshmit por këta që kanë ardhur tani, janë të zgjedhurit e trajnerit Duro dhe për rrjedhojë ky I fundit ka krijuar një ansambël shumë interesant. Pikët nuk mungojnë. Ka marrë jo pak- 15, madje nëse do kishte qenë pak më e suksesshme, sot do kishte edhe të paktën 4 më shumë. Megjithatë premisat janë që gjërat do shkojnë mirë në këtë kampionat.
Krahasimi. Para katër sezonesh, Vllaznia ishte shumë pranë titullit kampion por në javën e tetë të atij kampionati, nuk ishte në pozita shumë të mira. Pas 8 javësh kampionat, ajo kishte grumbulluar vetëm 12 pikë, ndërsa sot është një fitore më shumë. Një ecuri e tillë, të jep shpresë se gjërat do jenë në rregull. Të paktën sa I takon statistikave. Vllaznia e sotme nuk ka lojë, nuk ka sulmues si Sinanin e Sukaj, por ka pikë dhe në fund të fundit kjo është e rëndësishme.
Gjergj KOLA
Krahasimi
Sezoni 2008-09. 8 ndeshje- 12 pikë (+3=3-2. Gol: 9-7)
Sezoni 2012-13. 8 ndeshje- 15 pikë (+4=3-1. Gol: 10-6)