Nga Maringlen ZHIVANI

Në barazim me shifrat 0-0 është mbyllur ndeshja e 14-vjeçarëve, në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Në duelin e luajtur paraditën e së shtunës në fushën “Reshit Rusi”, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Haris Dalipi bëri maksimumin për të marrë një fitore, por në fund arriti vetëm një barazim 0-0, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur golin e fitores.

Në këtë ndeshje për Vllaznia U-14 e nisën si titullarë: Ndoj, Kastrati, Demaj, Durraj, Boshnjaku, Kjasi, Kulla, Ademi, Lumanaj, Hasaj dhe Dani. Ndërkohë që, u aktivizuan edhe Delaj, Jakupi, Marku dhe Iric.

Pas këtij barazimi, Vllaznia U-14 renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit në kuotën e 13-pikëve, shtatë më pak se Partizani i vendit të parë.


U-14: Vllaznia-Partizani 0-0

Formacioni i Vllaznia U-14: Ndoj, Kastrati, Demaj, Durraj, Boshnjaku, Kjasi, Kulla, Ademi, Lumanaj, Hasaj, Dani (u aktivizuan: Delaj, Jakupi, Marku, Iric) Tr: Haris Dalipi