Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-14 ka marre fitoren e rradhes ne kampionat. Ekipi kuqeblu fitoi pa shume probleme ne takimin ndaj Triumph. Futbollistet e drejtuar nga trajneri Haris Dalipi triumfuan me shifrat 3-1. Ne perballjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, pjesa e pare u mbyll me avantazhin 1-0 te Vllaznise, teksa ishte Roben Kastrati qe shenoi ne minuten e 30-te te ndeshjes.

Ne te dyten, ekipi i Vllaznise do ta thellonte rezultatin me dy gola te tjere, me ane te futbollisteve Delaj dhe Kastrati qe shenoi nje dopiete ne kete ndeshje. Triumph u mundua te reagonte, teksa shenoi nga penalltia, por vetem kaq. Perfundimisht, 3-1 per Vllaznia U-14, e cila merr nje fitore te merituar dhe me shume vlere per ecurine e saj ne kampionat, ku pretendon te jete nje nder ekipet me te mira ne kete sezon.


U-14: Vllaznia-Triumph 3-1

Golat per Vllaznine U-14: Kastrati (X2), Delaj

Formacioni i Vllaznia U-14: Ndoj, Kastrati, Demaj, Zaganjori, Durraj, Boshnjaku, Kjasi, Ademi, Jakupi (Delaj), Hasaj, Dani (ne dispozicion: Marku, Pershpali, Kulla, Brahimi, Lisaj, Marku, Kosteri, Shtatri, Xama) Tr: Haris Dalipi