Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia U-15 nuk ka arritur dot të fitojë ndeshjen e rradhës në kampionat, atë të luajtur në fushën “Reshit Rusi” ndaj ekipit të Partizanit. Në fund të këtij takimi u vulos rezultati i barabartë 3-3. Të kuqtë e kryeqytetit kaluan të parët në avantazh, por menjëherë më pas, Vllaznia U-15 arriti të barazojë shifrat me anë të Gjekës.
Partizani shënon sërish dhe e mbyll pjesën e parë në favor të saj, në shifrat 1-2. Në pjesën e dytë do shënoheshin edhe tre gola të tjerë, teksa Vllaznia përmbys gjithçka në 3-2, falë golit të Dukës nga penalltia dhe Zyberit. Megjithatë, më vonë miqtë e Partizanit barazojnë shifrat në 3-3.
Në minutat e mbetura të takimit, të dy ekipet bënë përpjekjet e tyre për ta fituar ndeshjen, por nuk pati gol tjetër dhe si rrjedhojë, i gjithë dueli u mbyll në barazim 3-3. Në këtë ndeshje, Vllaznia U-15 hodhi në fushë këtë formacion të përbërë nga: Shpuza, Fjerçe, Hasanaj, Luka, Duka, Kopliku, Fangaj, Osja, Zyberi, Marku dhe Gjeka.
Ndërkohë që, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Gucija, Hoxha, Durovi, Kullolli dhe Lekaj. Pas këtij barazimi, ekipi i Vllaznisë U-15 është ngjitur në kuotën e 17-pikëve, duke u renditur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, vetëm një pikë larg kreut. Deri më tani, në tetë javë të luajtura, ky kampionat për Vllaznia U-15 ka qenë kryesisht pozitiv, teksa duhet thënë se përbërja e këtij ekipi premton shumë për të ardhmen.
U-15: Vllaznia-Partizani 3-3
Golat për Vllaznia U-15: Gjeka, Duka (pen), Zyberi
Formacioni i Vllaznia U-15: Shpuza, Fjerçe, Hasanaj, Luka, Duka, Kopliku, Fangaj, Osja, Zyberi, Marku, Gjeka (u aktivizuan: Gucija, Hoxha, Durovi, Kullolli, Lekaj) Tr: Amarildo Belisha