Dje dhe sot janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës “Sabah Bizi” që po zhvillohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së.
Në një nga ndeshjet gjysmëfinale, Vllaznia U-15 është ndeshur me ekipin Shkodra. Në fund, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar kështu daljen në finalen e këtij kompeticioni.
Për të arritur këtë fitore, kanë menduar Enez Papaj, Sabjan Kraja dhe Rejan Alivoda. Ato kanë qenë autorët e golave që kanë sjellë kësisoj edhe suksesin për këtë ekip.
Vllaznia U-15 që drejtohet nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Ylad Pirani do të ndeshet në finale ndaj ekipit të Scutarit.
Finale kjo që do të zhvillohet në ditët e ardhshme. U ndalëm tek ky ekip ngaqë ai drejtohet nga një “Biz” dhe që pretendon të fitojë kupën e vënë për një “Biz” tjetër.
Edhe më të madh në emër, të Sabahit, me rastin e 70 vjetorit të lindjes së kësaj figure të madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
© shkodrasport.com