Pas përfundimit të kampionateve të Ligës Amatore sipas zonave, ka nisur së fundi edhe play off-i i kampionatit kombëtar të saj. Ekipet kampione sipas zonave janë duke u ndeshur në Tiranë për të caktuar kësisoj se kush do të jetë ekipi kampion i këtij sezoni. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia U-16 është ndeshur me Tiranën.

Shkodranët në fakt janë 16 vjeçarë por kanë luajtur me kundërshtarë të një datëlindje më të madhe ngaqë kështu është struktura e Akademisë Vllaznia duke i dhënë prioritet çdo datëlindje. Megjithatë kjo nuk i ka penguar shkodranët të jenë të suksesshëm. Ata kanë fituar 1-0 ndaj Tirana U-17 me golin e shënuar nga Barbullushi dhe në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finalen e këtij kampionati. Trajneri Zhejani në këtë ndeshje gjysmëfinale ka aktivizuar këtë formacion: në portë Harusha, në mbrojtje Peku, Çomo, Shimaj e Amuli, në mesfushë Torishta, Kerjota, Asllani e Mali ndërsa në sulm kanë luajtur  Barbullushi e Osmani. Vllaznia U-16 tashmë pret fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, atij Elbasani- Durrësi, për të mësuar se me kë do të ndeshet në finalen që do të zhvillohet këto ditë dhe ku padyshim që objektiv do të jetë fitorja dhe shpallja kampion i Shqipërisë.
© shkodrasport.com