Sukseset për atletët shkodranë kanë vijuar me të tjera trofe të fituara. Në garat e zhvilluara së fundi, pikërisht në kampionatin e 16 vjeçarëve, Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në garat e djemve.

Sigurisht që nuk kanë munguar rezultatet pozitive edhe për 14 vjeçarët por kryesisht në aspektin individual sepse në renditjen ekipore, shkodranët janë renditur të dytët.

Ja rezultatet e plota të atletëve shkodranë në garat e kampionatit të 14 dhe 16 vjeçareve që u zhvilluan në “Elbasan Arena”.

Ja rezultatet e plota të atletëve të Vllaznisë në këtë kampionat:

U-14 djem:
Juri Limanaj kërcim së gjati vendi i 1-rë

Enea Lulaj 50 m/p vendi i 1-rë

Klevis Vera 50 m vendi i 3-të

Klevis Vera, David Laçaj, Enea Lulaj, Juri Limanaj stafetë 4 x50 m vendi i 1-rë

Në renditjen ekipore Vllaznia U-14 zuri vendin e dytë.

U-14 vajza:
Klea Kallamoqi kërcim së gjati vendi i 1-rë

Alba Hyseni 50 m vendi i 1-rë

Unida Kajoshi 50 m/p vendi i 1-rë

Në renditjen ekipore, Vllaznia U-14 zuri vendin e dytë edhe për vajza.

U-16 vajza:
Orinda Shala 50 m/p vendi i 1-rë

Erisa Rrasa 100 m vendi i 2-të

Erisa Rrasa së gjati vendi i 2-të

Olinda Shala së gjati vendi i 3-të


U-16 djem:

Indrit Huti 100 m/p vendi i 1-rë

Glenis Haxhia kërcim së gjati vendi i 1-rë

Endri Hoxha kërcim së gjati vendi i 2-të

Glenis Haxhia kërcim së larti vendi i 1-rë

Abdullah Begovi 100 m vendi i 1-rë

Indrit Huti 100 m vendi i 2-të

Abdullah Begovi 400 m vendi i 1-rë

Stafeta 4x100m Glenis Haxhija, Kolindo Kiri, Endri Hoxha, Indrit Huti vendi i 2-te

Në renditjen ekipore, me 102 pikë të grumbulluara, Vllaznia zuri vendin e parë dhe u shpall kampione për grupmoshën U-16.
© shkodrasport.com