Tjetër fitore për Vllaznia U-17 dhe objektivi i saj për të kaluar në play off është gjithnjë e më pranë.
Ajo ka fituar sot me rezultatin 2-0 në Tiranë ndaj Partizanit.Në minutën e 18-të ka qenë mesfushori Rigers Xhahysa ai që ka shënuar golin e parë duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën ndërkohë, shkodranët jo vetëm që kanë ditur ta administrojnë avantazhin por edhe kanë shënuar një gol të dytë.
Autor i tij ka qenë futbollisti Donaldo Marku në minutën e 55-të. Pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve të Partizanit, ata nuk kanë arritur të shënojnë dot në portën shkodrane.
Përfundimisht 2-0 për Vllaznia U-17 e cila me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 51 pikëvedhe mban sërish vendin e dytë në renditje.
Ndërkohë kanë fituar edhe dy skuadrat e tjera pretendente teksa Tirana kryesuese ka fituar 1-0 ndaj Shkëndisë ndërsa Kukësi i vendit të tretë ka fituar 3-0 ndaj AAS.
Ndonëse duhen edhe 5 javë deri në fund të fazës së tretë, tashmë është e qartë se pretendentet për të kaluar në play-off janë Tirana e Vllaznia.
© shkodrasport.com