Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-17 ka fituar ndeshjen e rradhës në kampionat me Laçin në transfertë me rezultatin 3-1. Në aneksin e stadiumit të vendasve, kuqeblutë dominuan takimin dhe golat i shënuan Arkan Nikaj (X2) dhe Cvetko Shurbani. Trajneri Arbër Shytani e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen me Laçin U-17: Ndoj, Hebovija, Bregu, Kthupi, Pishtari, Nikaj, Seferaj, Shurbani, Shkambi, Braqi dhe Valikaj.

Kuqeblutë nuk e nisën shumë mirë sfidën, teksa Laçi humbi edhe një penallti. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, pas disa rasteve të mira për shënim, goli i parë për Vllazninë erdhi në minutën e 45-të, ku Nikaj zhbllokoi rezultatin, pasi goditi saktë drejt portës. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë foli sërish për kuqeblutë, teksa ata shënuan sërish me Shurbanin, duke e dërguar rezultatin në 1-2. Në fraksionin e dytë, trajneri Arbër Shytani kreu disa zëvendësime, duke u dhënë mundësinë edhe futbollistëve të tjerë si Jubani, Plori dhe Buqiqi të tregojnë vlerat e tyre në fushë. Në minutën e 76-të, skuadra e Laçit shkurtoi rezultatin në 1-3.

Megjithatë, kuqeblutë vulosën fitoren në minutën e 79-të, teksa Arkan Nikaj shënoi golin e tretë me një 11-metërsh dhe të dytin personal në këtë takim. Në fund, e gjithë sfida u mbyll me fitoren e Vllaznia U-17 me rezultatin 3-1. Pas kësaj fitoreje, kuqeblutë pozicionohen në vendin e gjashtë në renditje në kuotën e 13-pikëve.

U-17: Laçi-Vllaznia 1-3

Golat për Vllaznia U-17: Nikaj 45’, 79’ (pen), Shurbani 48’

Formacioni i Vllaznia U-17: Ndoj, Hebovija, Bregu, Kthupi, Pishtari, Nikaj, Seferaj, Shurbani, Shkambi, Braqi, Valikaj (u aktivizuan: Jubani, Plori, Buqiqi) Tr: Arbër Shytani