Ecuria shumë pozitive e ekipit Vllaznia U-17 ka vijuar me një tjetër fitore. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të të kampionatit, atë të luajtur në Laç ndaj skuadrës vendase. Kjo ndeshje duhej të ishte luajtur javën e kaluar por për shkak të përmbytjeve që pushtuan këtë qytet, bënë që kjo ndeshje të shtyhej dhe të luhej pikërisht sot. Në fund të takimit, Vllaznia U-17 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0.
Protagonistë të kësaj fitoreje, kanë qenë dy ndër lojtarët më të zakonshëm që shënojnë për këtë skuadër, pikërisht Rigers Xhahysa dhe Sindrit Barbullushi. Me këtë trepikësh, ekipi shkodran që drejtohet me sukses nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, është ngjitur në kuotën e 28 pikëve duke qenë sërish në vendin e parë dhe kësisoj duke u kurorëzuar me titullin simbolik “kampion i dimrit”
© shkodrasport.com