Sapo ka përfunduar në Kamëz pjesa e parë e ndeshjes së kampionatit të moshave për 17 vjeçarët në mes Shkëndisë vendase dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Kjo pjesë ka dhuruar rezultatin e barabartë 1-1 në fundin e saj. Duhet thënë se ka qenë një pjesë e dominuar nga futbollistët kuqeblu të cilët kanë shënuar edhe të parët me anë të mesfushorit Olsi Mali që në minutën e 10-të.

Por kur pritej që ky gol t’i jepte qetësinë e duhur shkodranëve për administrimin e ndeshjes, në minutën e 26-të ka ardhur goli i barazimit për vendasit.

Autor i tij do të ishte Arsildo Gjeta. Pas këtij goli, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve nuk do të kishte gola të tjerë dhe për pasojë, pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1.

Në fakt nuk është një rezultat i përshtatshëm për Vllazninë që kryeson renditjen ndërkohë që Shkëndia është vetëm në vendin e shtatë të renditjes.

Megjithatë edhe pas kësja pjese, ekipi shkodran vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje sepse ndjekësja e saj më e afërt- Tirana, e ka mbyllur edhe ajo në barazim pjesën e parë në Shkodër ndaj AAS.
www.shkodrasport.com