Duhej të ishte një derbi ndryshe por në fakt, përballja e 17 vjeçarëve të Vllaznisë dhe ekipit të AAS, nuk ka dhuruar shumë emocione për të pranishmit në fushën sportive të Golemit paraditen e sotme. Fakti që kuqeblutë ishin në vend të parë në renditje dhe ekipi tjetër shkodran në vendin e fundit, e bënte të qartë se nuk do kishim rivalitet në fushë. Dhe në fakt kështu ka ndodhur.

Vllaznia U-17 ka fituar me rezultatin shumë të thellë 9-0 ndaj këtij kundërshtari. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur tashmë në kuotën e 16 pikëve pas gjashtë javësh kampionat, me 5 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Edhe golaverazhi i tij është i shkëlqyer: 22 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. 
U-17
Akademia AAS- Vllaznia 0-9
Akademia AAS: Lleshi,Trajer, Çulaj, Gërdoçi, Bregu, Myftari, Proda, Filipi, Ramja, Pjeshka, Haveri. Tr: E.Çaku. U aktivizuan (Maruku, Mani, Ibroja, Rraboshta)
Vllaznia: Harusha, Amuli, Krymi, Peku, Bushaj, Mali, Deda, Asllani, Xhahysaj, Gjurkaj, Barbullushi. Tr: N.Zhejani (U aktivizuan edhe Sala, Marku, Kovaçi, Çomo, Preka)
Gjyqtarë: R.Gemi, Gj.Lera, D.Salja
Shënues: Mali 12’, Trajer 22’(aut), Barbullushi 32’, 55’, Xhahysa 47’, Asllani 63’, Deda 68’, Mali 71’, Sala 76’ (11-m)
© shkodrasport.com