Ndonëse luante në Kukës ndaj njërës prej rivaleve të saj, Vllaznia U-17 është kthyer tek fitoret dhe të forcojë pozitat në vendin e dytë në renditje.

Në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në Kukës, shkodranët kanë bërë një paraqitje të mirë duke fituar me rezultatin 2-0.

Kuqeblutë kanë arritur të shënojnë nga një gol në secilën pjesë loje dhe autor i tyre është i njëjti futbollist, mesfushori Rigers Xhahysa.

Të parin e ka shënuar në minutën e 46-të duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij ndërsa të dytin në minutën e 70-të duke vulosur përfundimisht fitoren.

Ekipi shkodran në ndeshjet e fundit nuk ka kaluar një gjendje të mirë dhe për rrjedhojë fitorja e sotme do ta ndihmojë shumë atë në ecurinë e fazës së tretë të kampionatit.

Padyshim që objektivi është i qartë, për të synuar deri në fund të paraqitet sa më mirë dhe pse jo në garë me Tiranën të synojë edhe fitimin e titullit kampion.
www.shkodrasport.com