Nga Endri ÇINARI
Vllaznia U-18 ka arritur një fitore plot vlera ditën e djeshme në transfertën e Fierit ndaj Apolonisë. Shkodranët e drejtuar nga Malvin Meçarovi arritën të triumfonin me përmbysje. Ku fillimisht do ishin vendasit që do kalonin në avantazh në minutën e 6-të. E kuqeblutë do barazonin në pjesën e parë me anë të Smakajt.
Në pjesën e dytë do ishte Seralb Hotaj që do ishte vendimtar për fatet e takimit. Sulmuesi kryesor i skuadrës do shënonte dy herë në limitet e takimit. Fillimisht duke kaluar në avantazh Vllazninë me anë të një penalltie e më pas në minutat shtesë gjithashtu. Duke sigluar kështu dopietën e tij personale dhe siguruar 3 pikët Vllaznisë U-18.
Për tu ndalur tek Hotaj, ai shihet si një nga elementët e së ardhmes tek akademia Vllaznia. Deri më tani në këtë sezon ai ka shënuar 7 gola në kampionat. Duke qenë në këtë mënyrë golashënuesi më i mirë në rradhët e kuqebluve e po ashtu një ndër më të mirët në kampionat. Si një sulmues tipik “9-tsh”, ai konsiderohet si një potencial i së ardhmes.
Ku edhe njëherë tregohet për punën e mirë tek akademia Vllaznia. Që në vite ka furnizuar jo vetëm ekipin e parë kuqeblu, por thuajse gjithë Shqipërinë. Me elementë që kanë spikatur në Superiore dhe jo vetëm./www.shkodrasport.com/