Ashtu si Vllaznia U-17, edhe ajo U-19 ka arritur të fitojë ndaj ekipit Internacional. Ndeshja e prapambetur e javës së 10-të të kampionatit, ajo që nuk u luajt të shtunën për shkak të reshjeve të shumta të shiut, është luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0.
Në pjesën e parë ka shënuar mesfushori Uheid Hoxha ka derguar topin ne rrjete pas disa kombinimeve te sakta bashke me koleget e tij.
Ndërsa në të dytën, ka vulosur rezultatin përfundimtar sulmuesi Kamelio Palushani. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve, po aq sa edhe Tirana dhe Akademia, ekipe këto që janë vënë në ndjekje të Shkëndisë dhe Partizanit të cilët kryesojnë renditjen me 26 dhe 23 pikë. Gara në vazhdim të kampionatit pritet të jetë shumë e fortë sepse të pesë këto ekipe pretendojnë të kalojnë në play- off dhe më pas të luftojnë për fitimin e titullit kampion.
© shkodrasport.com