Kuqeblutë 19 vjeçarë të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj AAS dhe kanë siguruar daljen në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi eshte luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez. Ndeshja në mes dy ekipeve shkodrane është zhvilluar me shumë rivalitet megjithatë kuqeblutë kanë dominuar. Ata kanë shënuar dy gola me anë të Elmir Lekajt dhe Kamelio Palushanit, duke e fituar këtë përballje.
Në këtë mënyrë, Vllaznia U-19 ka siguruar daljen në turin çerekfinal të këtij kompeticioni dhe padyshim që objektivi është për t’i shkuar deri në fund këtij aktiviteti në mënyrë që ta fitojë këtë trofe.
© shkodrasport.com