Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e prapambetura të javës së parë të kampionateve kombëtare të moshave, ato në mes ekipeve të Akademisë Vllaznia me ato të Internacionalit. Takimet janë luajtur në Pezë- Helmes të Tiranës dhe ekipi shkodran i 19 vjeçarëve ka arritur të fitojë 3-0 ndërsa ai i 17 vjeçarëve nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 0-0.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet, ky takim nuk pati gola. Vllaznia U-17 pas dy ndeshjesh të luajtura ndodhet në kuotën e 4 pikëve. Sakaq, më e mirë ka qenë nisja e kampionatit për ekipin e të rinjve. Pas fitores 4-0 në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Laçit, sot ai ka fituar 3-0 ndaj Internacionalit. Golat për ekipin e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani janë shënuar Gruda, Lekaj dhe Qardaku. Ky ekip kryeson renditjen e kampionatit aktualisht dhe kuptohet që këtë vend do të kërkojë ta mbajë deri në fund.

© shkodrasport.com