Të rinjtë e Vllaznisë kanë “korigjuar shënjestrën” në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit.

Ata kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj Internacional duke bërë të harrohet disi humbja e javës së parë ndaj Shkëndisë.

Takimi është luajtur mesditën e sotme në Pezë-Helmes dhe është dominuar nga shkodranët.

Ata kanë shënuar golin e parë në minutën e 44-të me anë të sulmuesit Sidrit Barbullushi.

Në pjesën e dytë ndërkohë ka qenë sulmuesi tjetër- Akil Ndreca ai që ka shënuar golin e dytë, gol që ka sigluar rezultatin përfundimtar 2-0 në favor të Vllaznia U19 në këtë takim.

Kuptohet se pretendimet e tij janë për të ruajtur titullin kampion dhe ndonëse në pamje të parë kjo duket e vështirë, mundësitë janë për të ndodhur edhe kështu sepse ekipi ka në përbërje të tij një përbërje shumë të mirë.
© shkodrasport.com