Java e parafundit e fazës së dytë të kampionatit të 19 vjeçarëve ka dhuruar një fitore shumë të thellë të Vllaznisë.
Ajo ka mundur me rezultatin 7-0 ekipin e Portos. Në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi” kanë folur vetëm vendasit.
Në pjesën e parë kanë shënuar vetëm dy herë, me anë të sulmuesve Gruda e Palushani. Në të dytën ndërkohë ka patur një “ortek” golash të kuqebluve.
Protagonisti kryesor i kësaj pjese do të ishte mesfushori Fikaj që e ka dërguar plot 3 herë topin në rrjetën e portës kundërshtare.
Dy të tjerët ndërkohë kanë patur për autor Palushanin sërish (goli i tij i dytë në këtë ndeshje) ndërsa i fundit është shënuar nga mesfushori Hoxha.
Përfundimisht pra 7-0 për Vllaznia U-19 e cila me këtë fitore dhe me ndaljen e Partizanit, është ngjitur tashmë në vendin e parë të renditjes.
© shkodrasport.com