Në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz është duke u luajtur ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë për 19 vjeçarët, ajo në mes Vllaznisë dhe Dinamos.
Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani e ka mbyllur 45 minutëshin e parë me rezultatin 1-0 në favorin e saj. Golin përcaktues të takimit e ka shënuar mesfushori Eridon Qardaku pikërisht në minutën e fundit të kësaj pjese.
Ndonëse janë për t’u luajtur edhe 45 minutat e dyta, duket se kuqeblutë janë një hap larg kalimit në finale të Kupës. Aty ku do të ndeshen me ekipin e Shkëndisë së Tiranës e cila ka fituar 1-0 në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ndaj Teutës së Durrësit.
Por para se të mendojnë finalen, shkodranët duhet të ruajnë avantazhin aktual që kanë ndaj Dinamos dhe pse jo ta thellojnë atë në pjesën e dytë.
© shkodrasport.com