Vllaznia U-19 ka marre sot kupen e dyte te ketij sezoni, ate si kampione e Zones se Veriut.

Ne ndeshjen e fundit te fazes se trete ajo ka fituar 4-3 ndaj Shkendise se Tiranes. Dy golat e Palushanit dhe ato te Grudes e Hoxhes i kane dhene fitoren kuqebluve.

Pas perfundimit te ndeshjes, eshte zhvilluar ceremonia e dorezimit te kupes ku i derguari i Federates e ka kaluar ate ne duart e kapitenit Rahova.

Drejtuesit e klubit, ato te Akademise dhe trajneri Zmijani jane shprehur te kenaqur me fitimin e ketij trofeu por njekohesisht kane deklaruar se puna do te vazhdoje me kete ekip dhe njekohesisht edhe sukseset e tij.

Ky ekip nuk do ta nderprese garen ketu sepse tashme nis plej-ofi dhe Vllaznia U-19 synon edhe trofeun e trete, ate Kampion i Shqiperise.