Kampionet ne fuqi te Shqiperise per te rinjte, e kane nisur kampionatin e ri jo ne menyren e duhur.
Vllaznia U-19 eshte mundur me rezultatin 0-1 ne javen e pare te kampionatit nga Shkendia e Tiranes.
Ndeshja eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte karakterizuar nga nje lufte e forte sportive.
Pavaresisht rasteve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol deri ne minuten e fundit te kohes se rregullt kur Leci ka shenuar golin e fitores per Shkendine.
Kjo e fundit ka fituar kesisoj 1-0 brenda ne Shkoder ndaj kampiones ne fuqi te vendit dhe duke treguar se do te jete nje konkurrente e forte ne sezonin e ri.