Futbollistët dhe stafi teknik i ekipit Vllaznia U-19 kanë premtuar se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të synuar fitoren e Kupës së Shqipërisë.

Ky trofe do të dorëzohet pasditen e nesërme pas përfundimit të ndeshjes që ekipi shkodran do të luajë ndaj Shkëndisë në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë edhe klubi Vllaznia ka bërë detyrën e tij. Ekipi kuqeblu pasi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në mesditë në fushën sportive “Reshit Rusi”, ka marrë rrugën drejt Elbasanit.

Ekipi është sistemuar në një nga hotelet e këtij qyteti ku do të qëndrojnë deri nesër para ndeshjes.

Drejtuesit e klubit janë munduar t’ua plotësojnë të gjitha kushtet këtij ekipi që në fakt është një nga krenaritë e tij.

Kampion në fuqi i vendit, pjesmarrës për herë të parë nga ekipet shqiptare në “UEFA YOUTH LEAGUE”, ndërsa tani synon fitoren edhe të Kupës së Shqipërisë.
© shkodrasport.com