Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-19 nuk ka arritur dot te fitoje as ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Kuqeblute nuk shkuan me shume sesa barazimi 2-2 ndaj Dinamos.

Ne Kompleksin sportiv te vendasve ne Arbane, ku edhe u luajt kjo ndeshje, futbollistet e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kaluan te paret ne avantazh me ane te Gerbetit, duke e mbyllur pjesen e pare ne favor te Vllaznise me rezultatin 0-1.

Ne pjesen e dyte, Dinamo e rriti ritmin e lojes dhe shenoi dy gola njeri pas tjetrit, duke kaluar ne avantazh dhe duke i derguar shifrat ne 2-1. Megjithate, Vllaznia nuk u dorezua dhe barazoi me ane te Kubazit, duke e mbyllur ndeshjen ne shifrat 2-2.

Perfundimisht, te dy ekipet ndane nga nje pike, me Vllaznine U-19 qe renditet ne vendin e katert ne kuoten e 9-pikeve, ndersa Dinamo U-19 ne vendin e gjashte me 8-pike.

U-19: Dinamo City-Vllaznia 2-2

Golat per Vllaznia U-19: Gerbeti 21’, Kubazi 68’

Formacioni i Vllaznia U-19: Lujkaj, Kakini (Sylia 63’), Gerbeti, Selmani, Marashi (Pepnikaj 86’), Kubazi (Docaj 71’), Zhuri (Hoxha 88’), Celepija, Ara, Kapllanaj, Halili (Cezma 75’) (ne dispozicion: Tahiri, Delaj, Guri) Tr: Elvis Plori