Vllaznia U13 e ka nisur me fitore kampionatin. Sot jane luajtur ndeshjet e javes se pare te ketij kampionati qe zhvillohet per here te pare nga FSHF dhe ekipi shkodran e ka nisur mbare duke fituar ne transferte me ekipin e Laçit.
Ne fund te takimit te luajtur paraditen e sotme ne Laç, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Astrit Prençi kane fituar me rezultatin 2-1.
Pjesa e pare ndonese ka patur raste, nuk ka dhuruar gola. Ne pjesen e dyte nderkohe kane ardhur dy golat e shenuar nga futbollistet e Vllaznia U13.
Ne fillim ka qene Franko Fushaj qe ka shenuar golin e pare ndersa i dyti mban per autor futbollistin Jonis Volumi.
Ne minutat e fundit te ndeshjes, ka qene Gjinaj qe ka ngushtuar shifrat per laçianet por vetem kaq sepse nuk ka patur me kohe dhe ketu eshte mbyllur ndeshja me fitoren e Vllaznia U13 ne shifrat 2-1.
Nje start i mbare i kampionatit per kete ekip qe ndonese ne perberje te tij ka shume lojtare te nje datelindje me te vogel, serish tregoi vlera sot duke marre nje fitore te bukur./SHKODRA-SPORT.COM/