Kampionati i kategorise Superiore per grupmoshen U13 ka nisur me fitore per ekipin e Vllaznise te drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha. Ne ndeshjen e pare te luajtur paraditen e sotme ndaj ekipit te Laçit ne fushen sportive “Reshit Rusi” kuqeblute e vegjel kane fituar me rezultatin e paster 2-0.

Ka qene futbollisti Halfi Bashli ai qe ka shenuar golin e pare jo shume minuta larg startit te ndeshjes, nderkohe qe per ta kompletuar fitoren ka menduar futbollisti tjeter Anuar Rudaçi i cili ka shenuar edhe golin e dyte dhe te fundit te ketij takimi.

Ne kete menyre starti i kampionatit per Vllaznia U13 ka qene ai i duhuri, ndersa me pas do te jete rradha e ekipeve U17, U18 dhe U19 te Akademise Vllaznia per te zbritur ne fushen e “Reshit Rusi” per te luajtur ndeshjet e para te kampionateve.


VLLAZNIA U13- LAÇI U13 2-0

Golat: Bashli, Rudaçi.

VLLAZNIA U13: Amuli, Duraj, Rrosha, Dragani, Belisha, Jakupi, Çiroka, Bashli, Xhafaj. Trajner Khaled Hoxha. U aktivizuan edhe Zenelaj, Jahja, E. Malaj, B. Pervaza, R. Malaj, Gruda, Rudaçi, Xama e E.Pervaza.