Vllaznia U-13 ka dalë e humbur nga ndeshja e sotme e kampionatit ndaj Tiranës. Ky ballafaqim i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit të 13-vjeçarëve, është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës dhe në fund të tij, kanë qenë bardheblutë, të cilët kanë fituar me rezultatin e pastër, 0-2.

Ata kanë besuar deri në fund tek fitorja dhe ia kanë dalë ta bëjnë ndaj ekipit shkodran. Dy golat e Tiranës do të shënoheshin për katër minuta në pjesën e parë dhe me rezultatin 0-2 për bardheblutë, do të mbyllej fraksioni i parë.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë e trajnerit Bizi janë munduar të ndryshojnë këtë rezultat, duke krijuar edhe mundësitë e shënimit, por nuk ka ndodhur kështu. Kështu, i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 0-2 për Tiranën.

Pas kësaj ndeshje, ekipi i Vllaznisë renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit me vetëm një pikë. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia U13-Tirana 0-2

Formacioni i Vllaznia U-13: Shpuza, Fjerçe, Alija, Delaj, Luka, Shabi, Lekaj, Golemi, Brahimi Tr: Brikeno Bizi