E krijuar veren e shkuar me nje inisiative personale te trajnerit Astrit Prençi, u mendua qe Vllaznia U14 nuk do te kishte shume sukses sepse edhe menyra si u ndertua ekipi nuk te krijonte shume besim.

Por perzgjedhja e duhur e elementeve, puna e shkelqyer e stafit teknik ku Prençi ka patur edhe ndihmen e pakursyer te krahut te tij te dhjathte, Gjengiz Bandula, bene qe rezultatet te vijne.

Ndonese ky ekip me djem 13 dhe 14 vjeçare ne rradhet e tij, do te perballeshin ne kampionat me lojtare me te medhenj ne moshe (pasi moren pjesen ne kampionatin U15), kane arritur jo vetem te perfaqesohen denjesisht por te jene nje nga ekipet me te forta te kampionatit.

Ne 25 ndeshje kampionat, Vllaznia U14 ka arritur 18 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Ne keto rrethana, ajo ka fituar te drejten per t’u perballur ne finalen e sotme ndaj ekipit Atletik. Pavaresisht diferences se moshave te futbollisteve, kuqeblute kane rivalizuar me shume dinjjite, ndonese ne fund kane humbur me rezultatin e ngushte 2-1.

Ajo qe ka me shume rendesi eshte se pjese e ketij ekipi jane disa elemente qe konsiderohen me shume te ardhme ku spikat mbi te gjithe sulmuesi Emanuel Vukaj qe ka shenuar plot 37 gola ne kete kampionat, e per te vazhduar me disa te tjere. Ne fund te fundit, kjo eshte detyra e ekipeve te Akademise Vllaznia, te prodhojne sa me shume lojtare cilesore per ekipin e pare. Dhe tek Vllaznia U14 e drejtuar nga dyshja Prençi-Bandula, e sigurte eshte se jane disa elemente qe vertete premtojne./SHKODRA-SPORT.COM/